image Ambasada e Italisë në Kosovë e cilëson hap të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit me Serbinë

Politikë

Ambasada e Italisë në Kosovë e cilëson hap të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit me Serbinë

news image

Ambasada e Italisë në Kosovë, ka komentuar heqjen e reciprocitetit me Serbinë duke e cilësuar si vendim të rëndësishëm që duhet të nxisë rifillimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, nën lehtësimin e BE-së.

Ambasada nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se qëndrojnë të gatshëm të mbështesin Serbinë dhe Kosovën.

“Italia pajtohet plotësisht me EUSR Lajçak. Ky është një hap i rëndësishëm përpara që duhet të nxisë një rifillimin e shpejtë të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës nën lehtësimin e BE-së. Ne qëndrojmë të gatshëm të mbështesim Serbinë dhe Kosovën në evorët e tyre”, thuhet në postimin e ambasadës. /Gazeta Sinjali/.