image Ambasada britanike uron zgjedhjen e Hotit kryeministër, e quan formim paqësor

Politikë

Ambasada britanike uron zgjedhjen e Hotit kryeministër, e quan formim paqësor

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së Avdullah Hotit kryeministër.

Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë ka përgëzuar akterët politikë për, siç thanë në deklaratën e tyre, tranzicionin paqësor të pushtetit.

“Ne përgëzojmë formimin paqësor të Qeverisë së re në Kuvend dhe urojmë kryeminsitrin Hoti dhe kabinetin e tij për emërimin e tyre. Sfidat që s’presin janë përpara Qeverisë së re, në veçanti me emergjencën shëndetësore Covid-19. Është e rëndësishme që Qeveria e re të kërkojë ndërtimin e një konsensusi dhe uniteti përgjatë përçarjeve politike”, thuhet tutje./Gazeta Sinjali/