image Ambasada britanike: Udhëtim i shkëlqyeshëm i Kosovës në kualifikime

Kosovë

Futboll/ Ambasada britanike: Udhëtim i shkëlqyeshëm i Kosovës në kualifikime

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka uruar Kombëtaren e Anglisë për fitoren në ndeshjen kundër Kosovës dhe njëkohësisht edhe atë të Kosovës për shpirtin luftarak në fushë.

“Urime Angli për fitoren sonte. Dhe urime Kosovë për shpirtin luftarak që treguan. Çfarë udhëtimi i shkëlqyeshëm për këtë ekip të Kosovës në kualifikimet e Euro 2020”, thuhet në një postim në Facebook.

Ndeshja Kosovë-Angli në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat të thellë, 4-0 për kombëtaren e Anglisë./Gazeta Sinjali/