image Ambasada britanike për kthimin e eshtrave nga Kizhevaku: Familjet e tyre mund të gjejnë paqe

Kosovë

Ambasada britanike për kthimin e eshtrave nga Kizhevaku: Familjet e tyre mund të gjejnë paqe

news image

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë rikthyer eshtrat e shtatë viktimave të masakrës së Rezallës, të cilët ishin varrosur në një varr masiv në Kizhevak, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasada Britanike në Kosovë ka reaguar pas kthimit të këtyre eshtrave, ku ka shkruar se familjet e viktimave më në fund mund të gjejnë paqe.

“Shtatë viktimat e mbetura të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve u gjetën në Kizevak, janë riatdhesuar sot. Familjet kanë pritur të dashurit e tyre dhe më në fund mund të gjejnë një mbyllje. Dy familje nga Serbia pritën të dashurit e tyre javën e kaluar. Familjet e tyre gjithashtu mund të gjejnë një mbyllje. Ne mirëpresim gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë për të shkuar përtej politikës dhe për të mundësuar dorëzimin e eshtrave të këtyre njerëzve në familjet e tyre. Familjet e meritojnë këtë”, shkruhet në postimin e tyre.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur identitetin e 7 viktimave që kanë arritur sot në Kosovë.

Sot pas 22 vitesh 5 muajsh e 25 ditësh pritje na u kthyen Shefqet Zabeli, Sadri Zabeli, Dibran Rukolli, Jonuz Rukolli, Etem Deliu, Nezir Deliu dhe Nazif Hoti që ishin groposur në Kizhevak të Serbisë. Bashkë me ta u kthyen edhe eshtrat e mbetur të Vesel Deliut dhe Behram Rukollit një pjesë e eshtrave të të cilëve u patën gjetur vite më par në varrezën masive në Rudnicë të  Rashkës“, tha Kurti pas arritjes së eshtrave të viktimave në Kosovë.

/Gazeta Sinjali/