Ambasada Britanike në Prishtinë, ka reaguar për emërimin e Kryeprokurorëve të rinj në Prokurorinë Speciale dhe atë Themelore të Prishtinës.
Këtë ambasada e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ambasada Britanike e ndanë shqetësimin dhe zhgënjimin për procesin e emërimit të Kryeprokurorëve të rinj të Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Nuk janë respektuar parimet e meritokracisë dhe transparencës”, thuhet në reagimin e tyre.