image Ambasada amerikane kërkon që të mbrohet krijimtaria artistike në Kosovë, përmend sukseset e artistëve në tregun e huaj - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

106.914

Të shëruar

99.628

Të vdekur

2.225

Ambasada amerikane kërkon që të mbrohet krijimtaria artistike në Kosovë, përmend sukseset e artistëve në tregun e huaj

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmendur suksesin e shqiptarëve në tregun ndërkombëtar gjatë këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ambasadë ka kujtuar tri çmimet që fitoi filmi “Hive” i regjisores Blerta Basholli në festivalin “Sundance”, çmimin “Grammy” që fitoi sivjet Dua Lipa dhe nominimin e filmit “Exile” të Visar Morinës për “Globin e Artë”.

Sipas kësaj ambasade, kjo krijimtari e kosovarëve duhet të mbrohet e jo të shfrytëzohet. Andaj dhe ka pyetur institucionet vendore se çfarë po bëjnë në këtë drejtim.

“Kjo është ajo me të cilën kanë të bëjnë me të drejtat e pronës intelektuale. Çfarë do të bëni për të mbrojtur produktet krijuese të Kosovës?”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin