image Ambasada amerikane vlerëson mbështetjen e Kosovës në kundërshtimin e diktaturës së Maduros

Kosovë

Ambasada amerikane vlerëson mbështetjen e Kosovës në kundërshtimin e diktaturës së Maduros

news image

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vlerësuar përkrahjen e Kosovës në kundërshtimin e regjimit të Maduros në Venezuelë.

Përmes një cicërime në Twitter, nga ambasada janë shprehur se Kosova është në rrugën e duhur, derisa thonë se mënyra e vetme e duhur për Venezuelën është kthimi në demokraci dhe paqe.

“Kosova është në rrugë të duhur përmes mbështetjes së tyre në kundërshtimin e diktaturës brutale të Maduros. Një kalim i shpejtë paqësor në demokraci është mënyra rruga më efektive dhe më e qëndrueshme drejt stabilitetit, të ardhmes dhe rikuperimit në Venezuelë”, thuhet në reagimin e ambasadës, të cilin ia kanë bashkëngjitur një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit. /Gazeta Sinjali/