image Ambasada Amerikane: Vaksinohuni sa më shpejt që të mundeni për të mbrojtur veten

Kosovë

Ambasada Amerikane: Vaksinohuni sa më shpejt që të mundeni për të mbrojtur veten

news image

Ambasada Amerikane në Kosovë ka dalë dhe një herë me thirrje për vaksinim, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata kanë theksuar se personat e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital.

“Njerëzit e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital me COVID19 sesa njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar. Vaksinohuni sa më shpejt që të mundeni për të mbrojtur veten”, thuhet nga kjo Ambasadë në një postim në Twitter.

Njëkohësisht kjo ambasadë ka publikuar edhe një video-mesazh të Ministrisë së Shëndetësisë me anë të cilit i bëhet thirrje edhe grave shtatëzane, nënave gjidhënëse e grave që planifikojnë shtatzëni që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten. /Gazeta Sinjali/