image Ambasada Amerikane uron Glauk Konjufcën, kërkon menjëherë formimin e Qeverisë

Kosovë

Njoftim/ Ambasada Amerikane uron Glauk Konjufcën, kërkon menjëherë formimin e Qeverisë

news image

Ambasada Amerikane në Kosovë ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, transmeton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambsada Amerikane ka inkurajuar liderët politikë në formimin e qeverisë së re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/

https://xk.usembassy.gov/u-s-embassy-statement-on-the-constitution-of-the-assembly-in-kosovo/?fbclid=IwAR2dToiJN5MG_BFxKA12Ur28aezyUT4mz5nZ1nbwnLDFuuWw7BRJdGPJWWc