Gjatë seancës së djeshme në Këshillin e Sigurimit, ka mbajtur fjalim shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin. Ai ka thënë që nuk dihet saktë se a ka qenë i njoftuar KFOR- i për aksionin në veri, transmeton Sinjali.
E pas disa deklaratave për rolin e UNMIK-ut në Kosovë, ka reaguar edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë ka thënë që UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij.
“Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK -u e ka përmbushur qëllimin e tij siç i është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij”, ka shkruar kjo ambasadë.
“Policia e Kosovës sërish është futur në veri të Kosovës për siç është përshkruar aksion kundër kontrabandës. Nuk dihet saktë nëse KFOR-i është njoftuar për aksionin, si pasojë mbeten të plagosur disa protestues dhe policë. Qytetarët e Veriut të Mitrovicës raportuan se policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granta dore në shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.
E menjëherë pas deklaratave të tij kanë reaguar nga zyra e Presidentes Osmani.
Shefi i Stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka kritikuar fjalimin e Shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin mbi aksionin e policisë në veri të Kosovës. Vela ka shkruar se Tanin qëllimisht nuk i përfshin faktet në terren.
“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tanin me qëllim nuk i përfshin faktet në terren. Duke injoruar veprimet e dhunshme të strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës, vetëm sa do t’i inkurajojë strukturat e tilla për të konfrontuar forcat e rendit dhe ligjit që punojnë për vendosjen e ligjit. Kjo është humbje e fondeve të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Vela.