Ambasada Amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet lokale që po mbahen sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata përmes një postimi në Twitter kanë shkruar se drejtuesit komunal dhe vendimet e tyre kanë rëndësi.
“Drejtuesit komunal kanë rëndësi. Vendimet e tyre-pavarësisht nëse i japin përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera-ndikojnë në cilësinë tuaj të jetës çdo ditë. Mos e humbisni rastin tuaj për të u dëgjuar zëri juaj”, kanë shkruar ata në Twitter.
Municipal leaders matter. Their decisions–whether prioritizing schools, roadworks, public transportation, trash collection, or other projects–impact your quality of life EVERY DAY. Don't miss your opportunity to make your voice known. #DoYourPart #KosovoMunicipalMatters2021 ????️
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) October 17, 2021