image Ambasada amerikane: Suksesi i rinisë kosovare është top prioritet i yni

Kosovë

Reagim/ Ambasada amerikane: Suksesi i rinisë kosovare është top prioritet i yni

news image

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mbështetur mësimin online që ka organizuar Ministria e Arsimit për shkak të mbylljes së shkollave gjatë kohës së pandemisë.

Nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë thonë se suksesi i rinisë kosovare është prioriteti kryesor dhe sipas tyre për një gjë të tillë duhet edukim.

“Suksesi i rinisë kosovare është top prioritet i yni dhe edukimi është çelësi”, thuhet në një reagim në faqen zyrtare të Ambasadës në Twitter.

Tutje kanë treguar se janë duke bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit dhe të gjithë përkrahësit e tjerë për të vazhduar me mësimin online.

“Ambasda është bëra bashkë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe mbështetësve tjerë për të vazhduar mësimin online”, thuhet ndër të tjera./ Gazeta Sinjali/