image Big Mama e përlotur flet për momentet e fundit me babanë...

Bota e Yjeve

Big Mama e përlotur flet për momentet e fundit me babanë…

news image

Big Mama ishte dje e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku ka folur për babanë e saj të ndjerë.

Këngëtarja 35-vjeçare tregoi për lidhjen e fortë të saj me babanë dhe tha se ai ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj.

Ajo na bëri me dije se do t’i dedikojë këngë babait në duet me Sabri Fejzullahun.

Big Mama tha se po të mos ishte ai, ajo nuk do të kishte pasur suksese.

Kujtojmë se këngëtarja e humbi babanë më 9 nëntor të vitit 2019.

/Gazeta Sinjali/