image Ambasada amerikane për "Reçakun": Retorizmi nxitës për ngjarjet e '99-s është i papranueshëm

Reagim/ Ambasada amerikane për “Reçakun”: Retorizmi nxitës për ngjarjet e ’99-s është i papranueshëm

news image

Lidhur me deklaratat e liderëve serbë dhe shqiptarë rreth masakrës së Reçakut, ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Kosovë.

Nga kjo ambasadë të gjitha këto deklarata i kanë cilësuar si retorizëm nxitës dhe revizionizëm historik, dhe si të tilla thonë se janë të papranueshme.

Tutje, në reagimin e kësaj ambasade thuhet se ngjarjet e kësaj jave dëshmojnë se sa i rëndësishëm është dialogu dhe marrëveshja e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Retorizmi nxitës dhe revizionizmi historik që kemi parë kohët e fundit në lidhje me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin një kujtesë tjetër se sa e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë dhe të përqendrojnë energjitë e tyre mbi të ardhmen duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/3917941978231928