image Ambasada amerikane në Shqipëri pezullon intervistat për viza turistike

Rajon

Koronavirusi/ Ambasada amerikane në Shqipëri pezullon intervistat për viza turistike

news image

Ambasada amerikane në Shqipëri, ka vendosur t’i pezullojë të gjitha intervistat për viza turistike deri më 3 prill.

Kjo për shkak të mbështetjes së masave të marra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Ambasada njoftoi se intervistat për viza për emigrim do të vazhdojnë si gjithmonë dhe gjithashtu në mënyrë të pandërprerë do të vazhdojnë për shtetasit amerikanë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithashtu ka njoftuar se do të shtyjë ose pezullojë të gjitha eventet publike dhe tubimet publike deri më 3 prill.

Në Shqipëri, deri më tani nga koronavirusi është shënuar një viktimë teksa raportohet se 23 të tjerë janë të infektuar./Gazeta Sinjali/