image Ambasada Amerikane në Kosovë: Kosova, lider në luftën kundër terrorizmit

Kosovë

Ambasada Amerikane në Kosovë: Kosova, lider në luftën kundër terrorizmit

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dje ka njoftuar se 11 shtetas të Kosovës janë kthyer nga zonat e konfliktit në Siri.

Sveçla ka treguar se personat e kthyer janë gra dhe fëmijë, transmeton Sinjali.

Për këtë ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, ku ka shkruar se Kosova është një lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

“ShBA përgëzon riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në postimin e Ambasadës së ShBA-së në Twitter./Gazeta Sinjali/