image Ambasada Amerikane në Kosovë kërkon heqjen e taksës

Politikë/ Ambasada Amerikane në Kosovë kërkon heqjen e taksës

news image

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka kërkuar që Kosova ta heqë taksën për mallrat e Serbisë dhe kjo e fundit ta ndalojë fushatën kundër vendit tonë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë në një deklaratë për RTK-në tha se qëndrimi i SHBA-ve, Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell mbetet i njejtë dhe se Kosova duhet ta heqë tarfiën 100 përqind për mallrat serbe ndërsa Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër Kosovës për ç’njohjen e shtetit.

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, tha se është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar kundër Serbisë.

Grenell nuk e mbështet idenë e reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë.

Kosova në nëntor të vitit 2018 u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. /Gazeta Sinjali/