image Ambasada amerikane në Kosovë ka një apel për qytetarët

Kosovë

Pandemia/ Ambasada amerikane në Kosovë ka një apel për qytetarët

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Është e rëndësishme që ne t’i ndjekim udhëzimet e lëshuara nga Qeveria e Kosovës dhe nga komunat për të ndaluar përhapjen e COVID-19”, thuhet në qëndrimin e Ambasadës.

Ambasada thekson se nëse do të ndiqen këto masa, do të jetë e mundur që së shpejti njerëzit të mund ta takojnë njëri tjetrin. /Gazeta Sinjali/