image “Mos bëni deklarata të rreme”, EMSC: Kemi bllokuar shumë adresa

Rajon

“Mos bëni deklarata të rreme”, EMSC: Kemi bllokuar shumë adresa

news image

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) sot ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se kanë bllokuar shumë përdorues pas tërmetit që goditi Bosnjën natën që shkoi.

EMSC arriti deri te ky vendim, për shkak të postimeve të shumta fyese, fyerjeve politike dhe parashikimeve të rreme të tërmeteve, të cilat mund të ngjallin panik në masë.

Kemi bllokuar sërish shumë profile orët e fundit. E përsërisim: Mos e përdorni aplikacionin për pretendime për parashikimin e tërmeteve sepse një gjë e tillë është e pamundur, mos shkruani komente politike dhe ofenduese përndryshe do të bllokoheni. Faleminderit “, shkruan EMSC.

Ndër të tjera ka theksuar se shumë nga përdoruesit përdorin informacionin e EMSC-së dhe bënin parashikime për tërmete të tjerë.

“Me siguri do të dëgjoni disa njerëz të shpjegojnë se e kishin parashikuar këtë tërmet. Qëndroni larg tyre, ata ose janë sharlatanë ose po mashtrojnë për të rritur më tej ankthin tek popullata. Fatkeqësisht, shkenca ende nuk mund të parashikojë tërmetet”, thuhet në deklaratë.

/GazetaSinjali/