Në Ambasadën Amerikane do të mbahet takimi në të cilin do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me ftesë të Ambasadës Amerikane.
Ambasada Amerikane nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se: sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë do të thërrasë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë.
“Mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i larmishëm drejtuesish të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe udhëheqës politikë”. thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.