image Ambasada amerikane mbështetë ambasadorin gjerman që i reagoi Goran Rakiqit

Politikë

Ambasada amerikane mbështetë ambasadorin gjerman që i reagoi Goran Rakiqit

news image

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka mbështetur reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kundër ministrit serb në Kosovë, Goran Rakiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Rohde përmes një postimi në Twitter ka thënë se krahasimi i aksionit të sotëm i policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm.

Stop! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.

Ambasada amerikane ka shpërndarë këtë postim të Rohdes në Twitter.

Ky reagim erdhi pasi Ministri i Qeverisë së Kosovës dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar, ishte nisur për në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiqin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiq.

Rakiq aksionin policor të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).

Presidenti i Serbisë është nisur për në Rashkë, dhe edhe ne do të shkojmë. Do të shkojmë të gjithë, po qe nevoja edhe 15 mijë ose 20 mijë njerëz do të vijnë”, tha ndër të tjera ministri i Qeverisë së Kosovës./GazetaSinjali/