Kosova dje ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, të cilat u propozuan në prill nga Këshilli i Bashkimit Europian dhe SHBA-ja.
Ky veprim i Qeverisë së Kosovës, nuk kaloi pa lavdata nga ambasada amerikane në Kosovë.
“SHBA lavdëron Kosovën për solidaritetin e saj ndaj Ukrainës – duke vendosur sanksionet, duke oftuar ndihmë humanitare për refugjatët dhe gazetarët, si dhe për dënimin e veprimeve të pajusftifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë“, ka shkruar ambasada në Twitter.
Me sanksionet e reja, Kosova ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime.
Kosova, po ashtu, ka ndaluar importin e qymyrit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.