image Ambasada amerikane: Duke ndodhur, Thaçi dhe Vuçiq nënshkruajnë marrëveshjen

Kosovë

Ndërmjetësimi/ Ambasada amerikane: Duke ndodhur, Thaçi dhe Vuçiq nënshkruajnë marrëveshjen

news image

Pas pak, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do ta nënshkruajnë letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe atë për hekurudha që t lidh Kosovën me Serbinë.

Marrëveshja do të nënshkruhet me ndërmjetësimin e ambasadorit dhe të dërguarit të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, raporton Gazeta Sinjali.

Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë letrat me të cilat shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore e rrugor që lidhin kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëri tjetrin dhe tutje me Evropën.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Berlin, përmes një postimi në Twitter.

“Duke ndodhur tani- ora 9:30 në Mynih, ambasadori Grenell do të shoqërohet nga Presidenti Vuçiq dhe Presidenti Thaçi për ceremoninë e nënshkrimit për marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës. /Gazeta Sinjali/