Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar që edhe 503 mijë e 100 doza të vaksinës Pfizer i janë dhuruar Kosovës.
“Sot Shtetet e Bashkuara dhuruan një shtesë prej 503,100 doza të vaksinës Pfizer për shpëtimin e jetës, të sigurt dhe shumë efektive për Kosovën”, thuhet në një postim në faqen e kësaj ambasade në Facebook.
Duke përfshirë këstin e parë të 20 gushtit, SHBA-të deri më tani i kanë dhuruar mbi 538,200 vaksina Kosovës./Gazeta Sinjali/