Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka bërë të ditur se që nga 14 marsi janë anuluar terminet për viza.
Në një njoftim të ambasadës, thuhet se shërbimi për viza do të rifillojë sa më parë që të jetë e mundur, por që nuk ka ndonjë datë të specifikuar në lidhje me këtë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Nëse keni një çështje urgjente dhe keni nevojë të udhëtoni menjëherë, ju lutem ndiqni udhëzimet e dhëna në Shërbimin e Emërimit të Vizave të Departamentit Amerikan të Shtetit, për të kërkuar një takim urgjent”, thuhet më tej në njoftimin e ambasadës.
Terminet për viza para disa ditëve i kishte anuluar edhe Ambasada e Gjermanisë.
Në Kosovë, aktualisht janë konfirmuar 13 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/