image Amazon premton mbi 1 miliard dollarë investim në Indi

Botë

Botë/ Amazon premton mbi 1 miliard dollarë investim në Indi

news image

Shefi i kompanisë së Amazon, Jeff Bezos, ka shpalosur sot një projekt investimi në Indi, duke e konsideruar kështu si pikë kyçe në zhvillimin e tregtisë dhe kompanisë.

Firma do të investojë 1 miliard dollarë në digjitalizimin e bizneseve duke i mundësuar atyre të shesin dhe të operojnë online, duke e cilësuar se shekulli i 21 do të jetë shekulli i Indisë.

Por, vizita 3 ditore e tij pritet të shoqërohet me protesta pasi që me mijëra tregtarë të bizneseve të vogla nga 300 shtete të ndryshme kanë planifikuar demonstrata. Ata deklarojnë se kompania Amazon ka pasur një impakt negativ në bizneset e tyre, pasi çmimet e ulëta të produkteve që shiten online janë një konkurrencë e fortë për ta.

Por, Amazon mohon se ka ofruar ulje drastike të produkteve./Gazeta Sinjali/