image Altin Lala e konfirmon: Milot Rashica mund të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Futboll

Futboll/ Altin Lala e konfirmon: Milot Rashica mund të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

news image

Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala ka treguar që klubet që po interesohen për Milot Rashicën luajnë në Ligën e Kampionëve.

Tutje, ai ka shtuar se në merkaton verore, Milot Rashica do të largohet nga Ëerder Bermen, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu ka treguar që Rashica në sezonin e ardhshëm dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve.

‘Shpresojmë që vitin tjetër, Miloti të ketë mundësi të luaj në Ligën e Kampionëve. Ka pasur skuadra interesante që janë interesuar për Milotin, skuadra që luajnë vazhdimisht në Ligën e Kampionëve’, u shprehë ai në një intervistë për ‘KTV’.

Lala ka mohuar që Lazio është një nga skuadrat e interesuara përkundër miqësisë që ka me Igli Taren.

Në mediat gjermane dhe angleze kanë qarkulluar lajme se Dortmund dhe Liverpool janë të interesuara për shërbimet e yllit nga Kosova./Gazeta Sinjali/