Modelja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman, janë bërë prindër të një vajze, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e bëri të ditur vetë aktori turk përmes një postimi në Instagram.
Tolgahan ka njoftuar se vajzën e kanë emëruar Alina.
Almeda dhe Tolgahan janë prindër edhe të një djali, i cili mban emrin Efehan.