image Allegri tregon nëse De Ligt do të mbetet lojtar i Juventusit

Futboll

Allegri tregon nëse De Ligt do të mbetet lojtar i Juventusit

news image

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka dhënë përditësimet e fundit rreth dyshes, Matthijs de Ligt dhe Winston McKeNnie.

De Ligt është pranë largimit nga skuadra në drejtim të Bayernit.

Klubi gjerman thuhet se ka ofruar rreth 60 milionë euro, dhe megjithëse ‘Zonja e Vjetër’ kërkon më shumë, një marrëveshje mund të arrihet së shpejti.

Allegri ka dhënë disa përditësime më të fundit i cili është pyetur për situatën e De Ligt dhe McKennies.

“Matthijs de Ligt? Ne do të jemi të gatshëm ta zëvendësojmë atë në mënyrën më të mirë, në rast se ai largohet – ai është ende lojtari ynë tani.

“Unë mendoj se Weston McKennie do të qëndrojë këtu në Juve këtë verë”, është shprehur tekniku italian.

/GazetaSinjaliSport/