image Aliu: Qeveria s'ka legjitimitet, nuk ka të drejtë ta thërras këtë projektbuxhet

Politikë

Aliu: Qeveria s’ka legjitimitet, nuk ka të drejtë ta thërras këtë projektbuxhet

news image

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet projektligjit për ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Shefi i deputetëve të VV-së, Liburn Aliu ka thënë se kjo legjitimitet  i kësaj qeveria nuk ekziston, teksa ka shtuar se deri tani punët e qeverisë kanë qenë vetëm zi.

Sa herë që thirret në këtë Kuvend për interes madhor, nga përvoja duhet të shikohet se ku po dhezet sharra. Ju më këtë projektbuxhet që na keni pru e keni dhez sharrën. Andaj, ju kisha lut që këtë sharrën e juaj mos ta na përfshini në interesin nacional. Që në strat legjitimiteti i juaj nuk ekziston. Që në start ju nuk keni të drejtë të thirrini këtë projektbuxhet. Ju deri tash keni ba zi e ma zi, e tash po doni prap me bo zi e mazi edhe këto ditë që ju kanë mbete”, ka Aliu./Gazeta Sinjali/