image Dështon sërish shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në komision

Biznes

Dështon sërish shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në komision

news image

Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk i ka dhënë mbështetje Projektbuxhetit 2021, për shkak se nuk pati vendimmarrje në votim, pasi që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

Andaj, votimi për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është shtyrë për një mbledhje tjetër.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se qëndrueshmëria e buxhetit për vitin e ardhshëm varet shumë edhe nga miratimi i këtij projektligji.

Sipas tij, mosmiratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike do të sjellë pasoja të mëdha për buxhetin e vitit të ardhshëm, të cilat tha se mund t’i prekin edhe pagat e sektorit publik.

“Nëse nuk ndodhë shpejt miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, do të ketë pasoja të mëdha edhe buxheti për vitin 2021, si dhe mund të pësojë edhe më tej sektori privat. E po ashtu nuk përjashtohet mundësia që të preken edhe pagat e sektorit publik”, tha Krasniqi.

Sa i përket ndarjeve buxhetore dhe kritikave nga opozita për shtimin e buxhetit për asfalt dhe zvogëlimin e mjeteve për shëndetësi, Krasniqi tha se projektet në infrastrukturë fatkeqësisht janë vazhdimësi, dhe janë të detyruar t’i realizojnë për të mos u ndëshkuar me penallti.

“Është e pakuptimtë që është rrit numri i invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës. Këto kategori po na bëjnë që të kemi mangësi buxhetore për 30 milionë euro në vit. Te shëndetësia, fatkeqësisht është ashtu siç potencuan deputetët. Mendojmë që me mbështetjen e vazhdueshme për këtë sektor të gjenden mjete financiare shtesë”, tha Krasniqi.

Kryetari i komisionit, Hekuran Murati tha se ka zvogëlim të buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa janë ndarë mjete për Ministri të Financave çek pa pasur destinim të tyre.

Madje, Murati ka kërkuar që projektligji të kthehet sërish në qeveri për plotësim ndryshim.

“Ky projektligj duhet të kthehet prapa, sepse nuk përmbush kriteret as për votim”, tha ai.

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi ka arsyetuar fokusin e qeverisë për projektet infrastrukturore.

“Shumë projekte kanë mbetur pa u realizuar me vite të tëra, ato duhet të ndërtohet pasi janë të kontraktuara”, tha ai./Gazeta Sinjali/