Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu shumë shkurt para gazetarëve tha se nuk mund të komentojë aktakuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Komentet ai tha se do t’i bëjë me 7 qershor kur edhe është caktuar që të mbahet seanca e dytë në rastin e tij dhe disa të akuzuarve të tjerë.
“Nuk ka ndonjë zhvillim tjetër më interesant. Pas seancës tjetër mund të flasim më hollësisht”, tha Aliu para mediave.
Ai në seancën e mbajtur të premten është deklaruar i pafajshëm për pretendimet e Prokurorisë.