image Aliu: Një nga defektet e Vetëvendosjes është mënyra e komunikimit me qytetarët në nivelin lokal

Politikë

Aliu: Një nga defektet e Vetëvendosjes është mënyra e komunikimit me qytetarët në nivelin lokal

news image

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka folur për rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet lokale në vend, ku Lëvizja Vetëvendosje arriti t’i fitoj vetëm katër komuna.

Ai në Klan Kosova ka thanë se, partia e tij ka defekte sa i përket komunikimi me qytetarët në nivelin lokal. Sipas tij, diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje i është përshtat më shumë nivelit qendror të qeverisjes për gjatë viteve sesa atij lokal.

Temat që e kanë ngrit Lëvizjen Vetëvendosje kanë qenë tema të nivelit qendror, pra LVV është ndërtuar mbi temat e nivelit qendror. Ky në vetvete është defekt sepse ato duhet të shoqërohen me temat e nivelit lokal. Qeverisja në nivelin lokal gjithherë është më komplekse, pra kërkon zgjidhje konkrete të situatave konkrete edhe brenda lagjes dhe ky lloj komunikimi kërkon organizim pak më të mirë dhe ky është një defekt”, ka deklaruar Aliu. /GazetaSinjali/