image Aliu nënshkruan marrëveshje për përshpejtimin e agjendës klimatike dhe mjedisore

Kosovë

Aliu nënshkruan marrëveshje për përshpejtimin e agjendës klimatike dhe mjedisore

news image

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes me UNDP-në për bashkëpunim për veprime klimatike.

Ministri Aliu thekson se rezultatet kyçe të këtij bashkëpunimi do të jenë:

“Forcimi i strukturave politike, ligjore dhe institucionale, të nevojshme për zbatimin e Agjendës për Klimën dhe Mjedisin në Kosovë, me fokus të veçantë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike!  Zbatimin e projekteve pilot për promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, me potencial të lartë për zgjerim! Mbështetjen e digjitalizimit të të dhënave mjedisore dhe forcimin e infrastrukturës digjitale për iniciativa të qëndrueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm”.

Aliu shtoi se së bashku po përshpejtojnë agjendën klimatike dhe mjedisore të Kosovës.

https://www.facebook.com/liburn.aliu/posts/pfbid0388kisAiUW3QxMtXntkKWUXHaNrCsTWx2soWcxxJp1jww5FxSbyXrCDkP1N67EBaNl?cft[0]=AZWG1BqcBzYJ3PN3sl7V5rYgSVtquw9jwSS7YCREF-nu587OSV4EWPSdDDh5Ken5MXgReV_-JXFVYkzpy19fZjz8DehvTAXRb-F1yWsYJGNNFEmJ4XXMs0SSZwwEUlJxGGnQzPrYqpfeSnyoLu_7mqkbvf1J7d5r0oO1GfvisrI-eg&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/