image Aliu: Ligji i Ndërtimeve pa Leje është i padrejtë dhe i amniston ndërtuesit pa leje

Politikë

Aliu: Ligji i Ndërtimeve pa Leje është i padrejtë dhe i amniston ndërtuesit pa leje

news image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.

Liburn Aliu, minister i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka kërkuar nga deputetë miratimin e ligjit.

“Ligji në parim është i padrejtë dhe i amniston ndërtuesit pa leje. Në kuptimin e banorëve që i shfrytëzojnë sot ato banesa, duhet të bëjnë zgjidhje”, tha Aliu.

Ministri më tej theksoi se më këtë ligj do të legalizohen ndërtimet pa leje që i plotësojnë kushtet për leje, e të cilët nuk i kanë ndjekur procedurat siç është e përcaktuar me ligj.

Sipas tij janë mbi 352 mijë ndërtime pa leje janë në Kosovë, derisa mbi 46 mijë vetëm në Prishtinë.

Derisa edhe deputetë të pushtetit kanë kundërshtuar miratimin e këtij ligji, duke thënë se po amnistohen shelësit e ligjit.

/GazetaSinjali/