image Aliu: Dy vota ishin përcaktuese për Qeverinë Hoti, do t'i çojmë për shqyrtim në gjykatë

Politikë

Aliu: Dy vota ishin përcaktuese për Qeverinë Hoti, do t’i çojmë për shqyrtim në gjykatë

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se do të ndërmarrin hapa për shqyrtim në gjykatë për votimin e djeshëm të qeverisë së re.

Aliu ka thënë se deputeti Ethem Arifit nuk kishte të drejtë të votonte dje. Ndërsa vota e deputetit Haxhi Shala tha se tregoi që “presidenti i Republikës sonë po bredhka odë më odë me i bë votat e dekretit të vet antikushtetues”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Akrobaci politike ishte ajo për votën e deputetit Ethem Arifit, deputeti që është i dënuar nga gjykata me dënim të plotfuqishëm dhe që nuk kishte të drejtë të votonte dhe as të ishte deputet. Këtë e përcakton edhe Kushtetuta.Ishte votë përcaktuese, sepse ishin vetëm 61 vota, andaj me patjetër që do të marrim hapa për shqyrtim në gjykatë. Po ashtu do të marrim hapa për shqyrtim në gjykatë për votën e komprometuar të deputetit Haxhi Shala i cili u tregoi të gjithëve që presidenti i Republikës sonë po bredhka odë më odë me i bë votat e dekretit të vet antikushtetues, dhe kjo ishte një votë po ashtu përcaktuese”, tha ai.

Tutje Aliu tha se “kjo qeveri po del qartë se nuk i paska pasë votat dhe është dashtë t’i bëhen votat nëpër oda nga presidenti”. /Gazeta Sinjali/