image Aliu: Driton Selmanaj nuk duhet dhe nuk mund të jetë në seancat e Kuvendit

Politikë

Aliu: Driton Selmanaj nuk duhet dhe nuk mund të jetë në seancat e Kuvendit

news image

U.d. i  shefit të GP të LVV-së, Liburn Aliu, përmes një konference për media tha se zëvendëskryeministri Driton Selmanaj nuk do të mund të jetë i pranishëm në seancat e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Aliu u shpreh se nëse ai vjen, sipas tij, ata e dijnë reagimin e tyre.

“Ai nuk duhet të jetë dhe nuk mund të jetë në seancat e Kuvendit. Nëse ai vie, ata e dijnë reagimin tonë. Ne do të qëndrojmë aty dhe do ta pamundësojmë mbajtjen e seancës”, tha Aliu.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje Avdullah Hotit që të shkojë në seancën e Kuvendit që do të fillojë nga ora 14:00 në interpelancën për Liqenin e Ujmanit.

“Hoti nuk duhet të fshihet pas Driton Selmanajt por duhet të vijë në Kuvend dhe të raportojë për Ujmanin. Ne presim që të vijë Avdullah Hoti dhe të mos vijë fare Driton Selmanaj”, përfundoi ai.

/Gazeta Sinjali/