image Aliu dhe pesë zyrtarët tjerë të akuzuar për keqpërdorim detyre deklarohen të pafajshëm

Drejtësi

Aliu dhe pesë zyrtarët tjerë të akuzuar për keqpërdorim detyre deklarohen të pafajshëm

news image

Ka filluar seanca e parë në rastin e aktakuzës ku pjesë e saj është ministri i Ambientit, Liburn Aliu dhe zyrtarët Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi.

Prokurorja e cila e ka ngritur aktakuzën, Dulina Hamiti gjatë leximit të aktakuzës ka thënë së të akuzuarit e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që nuk e kanë respektuar planin zhvillimor urban të MMPH-së.

Pas leximit të aktakuzës, të pandehurit janë deklaruar në lidhje me fajësinë.

Jo nuk e pranoj”, ka thënë Aliu. Të pafajshëm janë deklaruar edhe të akuzuarit e tjerë.

Të gjithë janë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, vepër penale e cila gjendet në kapitullin e korrupsionit në Kodin Penal të Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim që të mbajë edhe seancën e shqyrtimit të dytë, para se të akuzuarit të mund të kundërshtojnë aktakuzën. Seanca e shqyrtimit të dytë do të mbahet me 7 qershor./Gazeta Sinjali/