image Aliu: Daja im Sylë Zhitia, do të na mungojë shumë

Kosovë

Shkrim/ Aliu: Daja im Sylë Zhitia, do të na mungojë shumë

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Liburn Aliu, ka thënë se sot në mëngjes, u nda nga jeta daja i tij, Sylë Zhitia.

“Njeri shumë i dashur për të gjithë, mikpritës e bujar. Na i theu zemrat por dhe na la kujtime të mira që na bëjnë krenar”, shkroi Aliu në një postim në Facebook.

Tutje tha se “do të na mungojë shumë..”

Sot nga një sulm në zemër ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, i cili ishte zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes. Zhita ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës./Gazeta Sinjali/