image Aliu anulon disa tenderë që ishin marrë gjatë qeverisjes së Abrashit

Politikë

Aliu anulon disa tenderë që ishin marrë gjatë qeverisjes së Abrashit

news image

Ministri i Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njofton se ka marrë dy vendime të rëndësishme, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kemi marrë dy vendime të rëndësishme të cilat u prezantuan sot nga zëvendës ministri Durimishi. Anuluam tenderin 44 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve. Anuluam privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve”, ka njoftuar Aliu në Facebook.

Të dyja këto vendime, thotë Aliu, janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Këto vendime ishin marrë gjatë kohës kur Arban Abrashi ishte ministër.

“Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, përfundon Aliu. /Gazeta Sinjali/