image Aliti në radarin e Besiktasit, ja sa mund të përfitojë Skënderbeu

Futboll

Futboll/ Aliti në radarin e Besiktasit, ja sa mund të përfitojë Skënderbeu

news image

Fidan Aliti është pranë hapit të madh në karrierë. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut ka përfunduar në radarët e gjigandëve turqë të Besiktasit.

Lajmi i bujshëm publikohet nga mediat turke sipas të cilave, Aliti pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit nga Stambolli të cilët do ta bëjnë një tentativë për ta afruar titullarin e përfaqësueses së Kosovës në Superligën turke.

Aktualisht Aliti aktivizohet në kampionatin suedez me skuadrën e Kalmar me të cilët ka zhvilluar një sezon pozitiv. Faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson kartonin e Alitit 550 mijë euro një shifër mëse e përballueshme kjo për një klub si Besiktasi.

Aliti u largua nga Skenderbeu një vit më parë për rreth 150 mijë euro dhe nga sa mësohet korçarët kanë ruajtur një përqindje të kartonit të 26-vjeçarit dhe mund të përfitojnë të ardhura të tjera nga rishitja e tij.