image Ali Sefaj: Vendimi i MASHTI-it për zëvendësimin e orëve mësimore, arbitrar

Arsim

Ali Sefaj: Vendimi i MASHTI-it për zëvendësimin e orëve mësimore, arbitrar

news image

Ish-anëtari i këshillit grevist, Ali Sefaj, ka kundërshtuar vendimin e MASHTI-it për zëvendësimin e orëve mësimore pa marrëveshje me SBASHK-un.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një vendim i tillë pa konsultime me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve është arbitrar.

Vendimi i MASHT-it, për zëvendësimin e orëve mesimore pa marrëveshje me SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve është vendim arbitrar dhe kontribuon mësimdhënies as mësimnxënies. Pa marrëveshje me SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve nuk mund të zavendësohen oret e humbura dhe as të rikthehet normaliteti në shkolla. MASHT nuk duhet të sillet sikur mekanizem i sigurisë, por të mbajë përgjegjësinë kryesore për planifikimin, caktimin e standardeve dhe sigurimin e cilësisë së sistemit të arsimit parauniversitar!”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/