Pas votimit të qeverisë së re, në krye me Albin Kurti, shumë zyrtarë të lartë politikan kanë uruar Kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti për mandatin e tij.
Në mesin e urimeve, edhe politikani maqedonas, Ali Ahmeti i ka uruar Kurtit një mandat të suksesshëm dhe të mbarë, raporton Gazeta Sinjali.
“Ti e di se tek unë dhe tek të gjithë ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do të gjesh partner të sinqertë dhe mbështetës në drejtim të realizimit të synimeve që i ndajmë dhe përpiqemi ti jetësojmë bashkë. Duke shprehur konsideratën time të lartë dhe i vetëdijshëm për punët e mëdha që e presin Kosovën dhe rajonin, të uroj maturi dhe mbështetje të gjerë dhe me sinqeritetin më të madh të shtrij dorën e bashkëpunimit dhe përkrahjes”, ka shkruar Ahmeti në letrën e tij, dërguar Kurtit.
Më poshtë, gjeni shkrimin e plotë të Ali Ahmetit dërguar Albin Kurtit./Gazeta Sinjali/