Gjykata Speciale me seli në Hagë i ka bërë ftesë për intervistim liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
“Ju njoftoj që Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht Prokuroria Speciale e Kosovës, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë”, është shprehur Ahmeti.
Kujtojmë se, Gjykata Speciale ditë më parë intervistoi për katër ditë me radhë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin lidhur me krimet e luftës së fundit në Kosovë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit./Gazeta Sinjali/