image Alexei Navalny lirohet nga spitali

Botë

Alexei Navalny lirohet nga spitali

news image

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është lëshuar nga spitali në Berlin, ku ai është trajtuar pasi ishte i sëmurë muajin e kaluar gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm duke mundësuar që ai të lirohet nga kujdesi spitalor”, tha spitali në Berlin të mërkurën.

“Bazuar në përparimin e gjendjes së pacientit, mjekët besojnë se shërimi i plotë është i mundur. Por, mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë”, thuhet në njoftim.

Berlini thotë se testet në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë përcaktuar që Navalny ishte helmuar me një agjent nervor Novi çok dhe Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Rusia.

Moska ka thënë se është ende herët për të dëshmuar prova të një krimi dhe ka refuzuar të hapë një hetim deri më tani.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, së bashku me presidentin Francez, Emmanuel Macron, tashmë kanë kërkuar që Rusia të japë përgjigje dhe shpjegim në këtë çështje.

/Gazeta Sinjali/