image Alexei Navalny kërkon nga gjykata që të lirohet

Botë

Alexei Navalny kërkon nga gjykata që të lirohet

news image

Kritikuesi më i madh i Kremlinit, Alexei Navalny sot gjatë një seance gjyqësore, i ka kërkuar gjyqtarit që ta lirojë.

Navalny është shprehur sërish kundër burgosjes së tij me rreth tri vjet duke ripërsëritur se ky vendim ishte i motivuar politikisht.

Kundërshtari më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin, Navalny është burgosur në fillim të këtij muaji për shkeljen e dënimit me kusht ndërkohë që perëndimi e ka dënuar rastin duke e diskutuar mundësinë e sanksionimit të Rusisë.

Sot gjatë paraqitjes në gjykatë, Navalny tha se kishte dëgjuar për një vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që i kishte kërkuar Rusisë ta lironte atë mirëpo kërkesa kishte marrë përgjigje negative duke u cilësuar si e paligjshme.

“Do të ishte më mirë nëse më lironi”, tha Navalny sot.

Politikani opozitar u rikthye nga Gjermania në Rusi muajin e kaluar pasi po rikuperohej nga një helmim me agjent toksik. Arrestimi i tij me t’u kthyer në Rusi kishte shkaktuar protesta të shumta te mbështetësitë e tij atje.

/GazetaSinjali/