Një 7-vjeçar nga Britania e Madhe është diagnostikuar me një çrregullim të rrallë dhe është hospitalizuar për shkak se ka alergji ndaj dimrit, përkatësisht nga temperaturat e ulëta, shkruan Dailymail.
Tommy Leitch, është dashur të shtrihet ne spital pasi ka pasur vjellje, vështirësi në frymëmarrje dhe lëkurë të skuqur. Nëna e 7-vjeçarit është shprehur se ndihet shumë e frikësuar për të ardhmen dhe jetën e birit të saj, dhe se krizat qe i shfaqen herë pas herë mund t’i shkaktojnë probleme serioze me shëndetin.
Në fillim, doktorët kishin menduar se ai kishte ndonjë infeksion viral, mirëpo me anë të analizave më të thella është vërtetuar se 7-vjeçari nuk mund t’i përballoj temperaturave shumë të ulëta dhe ato shumë të larta.
Fatkeqësisht ende nuk dihet shkaktari i kësaj gjendjeje, e cila është shumë e rrallë. Pacientët e prekur nga ky çrregullim duhet të qëndrojnë në ambiente me temperaturë mesatarisht 20 gradë./Gazeta Sinjali/