image Aleksandar Vuçiq nisë studimet në Fakultetin e Edukatës Fizike dhe Sportive

Rajon

Aleksandar Vuçiq nisë studimet në Fakultetin e Edukatës Fizike dhe Sportive

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar sot një fotografi në të cilën shihet ai me disa studentë të Fakultetit të Edukatës Fizike dhe Sportive, ku tashmë edhe vetë presidenti i Serbisë do të ndjekë ligjëratat.

“Jam shumë i lumtur që pas shumë vitesh po filloj ta realizoj ëndrrën time të rinisë”, ka shkruar Vuçiq, duke treguar se është një dashamir i basketbollit.

Regjistrimin e fakultetit të dytë, Vuçiq e kishte paralajmëruar në korrik të këtij viti, meqë tha se kishte dëshirë që të bëhet trajneri i basketbollit për fëmijë.

Këtë profesion, Vuçiq planifikon që të fillojë ta ushtrojë në fund të karrierës së tij politike./Gazeta Sinjali/