Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar për ndihmën që shtetet tjera po i bëjnë Shqipërisë, pas 17 tërmeteve të ditës së sotmes.
Rama ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur një njësi të specializuar për emergjncë që t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiq”, ka shkruar Rama në Facebook.
Po ashtu në një postim të tij të gjatë ka njoftuar edhe për ndihmat nga shtetet e tjera duke përfshirë, Kosovën, Turqinë, Malin e Zi, Francën dhe shtete të tjera./Gazeta Sinjali/
Postimi i plotë i Ramës:
Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi???? Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale???? Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë???? Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë????
Kontaktet vazhdojnë intensivisht.
Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja????
Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore.
09.33:
Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç????
09.51:
Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë????
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës????