Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka ‘thumbuar’ Qeverinë e Kosovës pas fitores së tenistit spanjoll, Carlos Alcaraz ndaj serbit Novak Djokovic, duke e lidhur atë me video incizimet e fundit në të cilat u përfshi shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me Slavko Simiqin e Listës Serbe, raporton Gazeta Sinjali.
Tenisti 20-vjeçar, Carlos Alcaraz triumfoi sot në finalen e madhe të Wimbledonit, duke e mposhtur tenistin serb, Novak Djokovic në 5 sete, për ta fituar trofeun e dytë Grand Slam në karrierën e tij dhe të parin në Wimbledon.
E për këtë triumf të spanjollit, ka shkruar edhe deputetja Deliu të cilin e ka uruar, duke e përmendur edhe Radoiçiqin, për të ironizuar me audio-incizimet e fundit.
”Carlos Alcaraz i përshëndetë Gjokoviqin, Radojçiqin e krejt këta tjertë me rend”, ka shkruar ajo.